Marius Sumudica prej dy vitesh ishte trajneri i Gaziantep në Turqi, por aventura e tij në klubin e Superligës përfundoi para dy ditësh për shkak se drejtuesit nuk gjetën akordin me trajnerin.
Sumudica one day before getting fired: "I had a meeting with the boss, they want me to sign an extension on a smaller salary. It's a joke. I don't feel respected. I'll call my wife and tell her to send the club some money!""
— Emanuel Roşu (@Emishor) January 12, 2021
Së fundmi Sumudica është prononcuar për mediet turke, ku ka zbuluar arsyen e divorcit dhe lëshon një deklaratë shumë ironike. 49-vjeçari tregon se klubi i ofroi rinovimin me kushtin e uljes së pagës, diçka e papranueshme për të. Rumuni shprehet se do telefonojë gruan e tij t’i dërgoja ca para klubit.
“Kisha një takim me shefin e klubit dhe ata më ofruan opsionin e rinovimit me një pagë më të ulet se aktualja. Kjo është tallje. Nuk ndihem i respektuar nga klubi. Do telefonoj gruan time dhe do i them t’i dërgojë ca para klubit”, u shpreh Sumudica. /abcnews.al