Përmbytjet në Shkodër, bashkia: Oboti i bllokuar, Drini dhe Kiri vijojnë gërryerjen e tokës

schedule18:23 - 12 Janar, 2021

schedule 18:23 - 12 Janar, 2021

Bashkia e Shkodrës në raportin e orës 17:30 për përmbytjet thekson se situata vijon që të jetë kritike, pasi shumë hektarë tokë janë nën ujë. Lumenjtë Drin dhe Kir vijojnë gërryerjen e tokës bujqësore. Raporti mbyllet me premtimin se janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime.

Raporti i plotë

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.01.2021,ora 17.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 17.30, shënon kuotën 6.44m.(Kuota max 6.30 m)
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 17.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 17.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1910 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 528 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha
  3. Grurë 95 Ha
  4. Bimë dekorative 80 Ha
  5. Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha
  • Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.
  • Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) janë magazinuar dhe nesër në mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.

Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar 275 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Grurë 55 Ha
  1. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  2. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
  3. Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe neser ne mëngjes fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Nj. A. Guri Zi

  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
  • Tokë e pakultivuar 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
  1. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  1. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura.

 

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!