Një bombul gazi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha në një banesë në lagjen Xhabije të Shkodrës. Sipas ekspertëve të policisë, bombola ka patur defekt dhe për këtë shkak ka shpërthyer. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Muahmet Çinarit për fat pa viktima por vetëm dëme materiale. Familjarët ishin ndodhur në dhomën tjetër të shtëpisë dhe jo në kuzhinë. Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes mundësuan vendosjen e situatës në kontroll. Vetëm brenda 10 ditësh në Shkodër kanë ndodhur dy shpërthime nga bombulat e gazit, për fat të mirë vetëm me dëme materiale. Mungesa e kolaudimit të bombulave dhe e kontrollit të tyre janë shkaktarët kryesorë të zjarreve nëpër banesa.
Shkodër, shpërthen bombola e gazit në Xhabije të Shkodrës
schedule14:50 - 29 Tetor, 2017
schedule 14:50 - 29 Tetor, 2017