Volkswagen Golf është zgjedhur përsëri makina më e shitur në Europë për vitin 2020, duke tregtuar mbi 312,000 njësi.
Gjithashtu, Golf 8 u zgjodh si makina më e mirë në Gjermani nga Auto Motor und Sport, Auto Bild dhe Auto Zeitung.
Golf 8 ka qenë në dispozicion në të gjitha versionet kryesore që nga prezantimi i tij, së bashku me modelet GTI, GTD dhe GTE që i ka dhënë një pamje të veçantë në pjesën e pasme. Kërkesa e lartë për modelet hibride ka kontribuar gjithashtu në këtë sukses.
Kjo është arsyeja pse deri në fund të vitit, çdo Golf i tretë i shitur ishte një hibrid. l.k/abcnews.al