Shemsi Prençi, këshilltar i Presidentit për emergjencat ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Log.” se ka papërgjegjshmëri në mënyrën e menaxhimit të situatës nga moti i keq, që solli përmbytje.
Prençi tha se ka pasur paralajmërim dhe nuk janë marrë masat e duhura. Ai iu drejtua ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi, duke i thënë se pastrimet e kanaleve duhet të bëhen në vjeshtë, pasi kjo sjell përmbytjen e disa zonave.
Lexo edhe: Ademi në “Log.”: 1700 banorë në Shkodër rrezikohen nga përmbytjet! Kur normalizohet situata
“Për tu përgëzuar është vetëm paralajmërimi i hershëm. Në datën 30 është dhënë paralajmërimi që do të kemi reshje. Kemi një paralajmërim që u thotë IGJEUM përgatituni. Unë ministren e dëgjova do të vazhdoj ta dëgjoj. Ministrja e njeh pak ose aspak këtë fushë. Nuk është niveli i lart i reshjeve por në kohë të shtrirë.
Rezulton se kemi papërgjegjshmëri. Ministrja tha se kemi hidrovoret në punë. Gati gjysma e kapacitetit është jashtë pune.
Banorët kërkojnë pse nuk pastrohen kanalet në vjeshtë. Pastrimin nuk e bëj unë por ministria e Bujqësisë. Kur kam qenë janë blerë eskavatorët. Ministria e Bujqësisë ka 65 agregatë me kilometra zero.
Kur përmbytet Shkodra këta shkojnë në Fier. Nuk përballen me Ademin por i rrahin shpatullat kryebashkiakut të Fierit. Situata është e përkeqësuar në Shkodër. Zonja ministre të shkojë në Shkodër dhe jo në Vlorë, ku s’ka përmbytje”, deklaroi Prençi. g.v/abcnews.al