VIDEO/ Ngricat problem në Madrid, yjet e Atleticos i “shpëton” Panda e 1980-ës

schedule20:15 - 11 Janar, 2021

schedule 20:15 - 11 Janar, 2021

Madridi gjatë ditëve të fundit është goditur nga një stuhi e madhe dëbore, e quajtur “Filomena” dhe ka krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim. Telashe kanë pasur edhe futbollistët e Atletico Madrid.

https://twitter.com/Torren__/status/1348615284765188103

Makinat e tyre sportive nuk janë për të sfiduar ngricat dhe akullin në rrugë, por belgu Janick Carrasco e ka gjetur zgjidhjen në mënyrën më origjinale. Ai vendosi t’i marrë borxh një Fiat Panda 4X4 komshiut të tij dhe gjithçka shkoi siç duhej.

 

Në makinë ai mori edhe Mario Hermoso dhe Thomas Lemar, të cilët falë idesë së Carrasco mundën të ishin në kohën e duhur në stërvitjen e programuar nga trajneri Simeone. Fotot dhe videot e tyre në Instagram po “çmendin” rrjetin. /abcnews.al