Ministrja e re e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Në një postik në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se është u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe e zgjeruar e SHBA –së për Shqipërinë.
Po ashtu ministrja shton se partneriteti strategjik me SHBA mbetet themeli i politikës së jashtme.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Partneriteti strategjik me SHBA mbetet themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi që u konfirmua mbështetja e vazhdueshme dhe e zgjeruar, nga një prej miqve dhe partnerëve më të mirë të Shqipërisë.”, shkruan Xhaçka në Facebook.