Kryetari i Partisë Demokratikë Lulzim Basha ndodhet sot në Rrushkull të Durrësit për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë zonë.
Duke folur për gazetarin e ABC, Juxhin Mustafaraj kryedemokrati u shpreh se Rrushkulli ndodhet sot i përmbytur sepse qeveria ka bërë premtime që “s’i ka mbajtur kurrë.”
Lexo edhe: Përmbytjet, Basha me banorët në Sukth: Qeveria nuk e ka mendjen tek ju
“Shumë hektarë tokë nuk do të ishin përmbytur. Paratë e shqiptarëve në këto 8 vite janë bërë rrush e kumbulla… Sa herë që shqiptarët kanë nevojë për të, qeveria i braktis e i lë në mëshirë të fatit.”
“Edi Rama është një njeri i kapur…pas 25 prillit e pret drejtësia.” s.b/abcnews.al/

