Një zyrë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në kryeqytet. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se zjarri ra rreth orës 23:20, në rrugën “Papa Gjon Pali 2”.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mbingarkesa në kabullin elektrik.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale./tvklan.al