Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka paralajmëruar se do të vizitojë të mërkurën Mitrovicën e Veriut. Ka qenë vetë zyra e Gjuriç që ka konfirmuar lajmin për mediat në Beograd, duke saktësuar se ai do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe. Sipas burimit, në këtë vizitë Gjuriç do të jetë i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikola Selakoviç. Mësohet se këtë herë zyrtari serb ka marrë lejen e Ministrisë së Jashtme në Prishtinë, e cila i ka lejuar atij hyrjen. Vizita e paralajmëruar vjen në një moment kur mes Kosovës dhe Serbisë priten zhvillime të rëndësishme. Herën e fundit që shpërfilli autoritetet kosovare, Gjuriç u arrestua nga forcat speciale për hyrje të paligjshme në territorin e Kosovës./abcnews.al
Kosovë-Serbi, Gjuriç të mërkurën në Mitrovicë
schedule20:32 - 7 Gusht, 2018
schedule 20:32 - 7 Gusht, 2018