Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të bllokuar nga përmbytjet, fëmijët në 2 fshatra të Lezhës nesër nuk do të shkojnë në shkollë

schedule17:14 - 10 Janar, 2021

schedule 17:14 - 10 Janar, 2021

Fëmijët e dy fshatrave Malecaj dhe Ungrej në Lezhë nesër nuk do të shkojnë në shkollë. “ABC” mëson se 44 fëmijë në fshatin Malecaj me shumë  mundësi nuk do të shkojnë në shkollë, pasi rruga në një gjatësi rreth 100 metra ka deri në 80 cm ujë.

Një person që ka një zetor u është ofruar për t’i ndihmuar, por për banorët është e rrezikshme dhe shprehen se do t’i lënë fëmijët në shtëpi.

Në Ungrej procesi mësimor duhet te konsiderohet i shtyrë pasi për shkak të dëmtimit të rrugës mësuesit, që shumica janë jashtë njësisë e kanë të pamundur të mbërrijnë nesër në shkollën e Ungrejit dhe të Kalivacit në Lezhë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!