Bashkia e Shkodrës në përditësimin e orës 16:00 të pasdites së sotme paraqet një situatë kritike nga përmbytjet që kanë përfshirë kryeqendrën e veriut. Janë mijëra sipërfaqe tokë të përmbytura nga reshjet e shiut. “Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm” deklaron bashkia, që ka një kërkesë për prefekturën. “Nesër për njësinë Ana e Malit është e nevojshme: Makinë ushtrie dhe varkë lundruese nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm”.
Raporti/ Bashkia e Shkodrës: Situata nga përmbytjet
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021, ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32 m.(Kuota max 6.30 m)
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00, shënon kuotën 8.47 m.(Kuota max 8.70 m)
- Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 1685 Ha
- Tokë e pakultivuar 503 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1073 Ha
- Grurë 55 Ha
- Bimë dekorative 50Ha
- Pemtore 4 Ha
Nj.A. Ana Malit
- Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm.
- Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 200 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha
- Grurë 20 Ha
- Pemtore 2 Ha
Nj.ADajç
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
- Tokë e pakultivuar 255 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha
- Bimëdekorative50 Ha
- Grurë 35 Ha
- UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
- Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Nj. A. GuriZi
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
- Tokë e pakultivuar5 Ha
- Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),BaksiRi.
- Tokë e pakultivuar 10 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
- Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
- Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha,në fshatiZyes
- Tokë e pakultivuar 3 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
- Pemtore 2 Ha
- Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.
Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga permbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.
Kerkese per komisionin e emergjences civile prane prefektures Shkoder
Nesër për njesinë Ana e Malit është e nevojshme:
-Makine ushtrie (për transport në rrugën Obot)
-Varke lundruse (nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.)
K R Y E T A R
Voltana ADEMI
db/Abcnews.al