“Ngrin” Dibra, akulli rrezikon ndërprerjen e energjisë elektrike

schedule14:44 - 10 Janar, 2021

schedule 14:44 - 10 Janar, 2021

Një shi i akullt ka përfshirë zonat malore të Dibrës. Përgjatë rrugës Peshkopi Kukës pemët janë veshur me një shtresë akulli.

Gazetari i ABC Neki Feta raportoi se disa zona janë përballur me problematika, pasi ka pasur shumë pemë që janë çarë si pasojë e peshës së akullit.

Nëse kjo situatë do të zgjasë do të rrezikohet të këputen përcjellëset elektrikë.

Nga pamjet shihet se akulli ka krijuar një veshje të trashë në tela duke rrezikuar këputjen e shtyllave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!