Autoritetet në Indonezi thonë se kanë gjetur vendin ku besohet që të jetë rrëzuar avioni me pasagjerë pasagjerësh Boeing 737, që u nis nga kryeqyteti i vendit Xhakarta, të shtunën.
Avioni Sriwijaya Air kishte në bord 62 persona kur u zhduk nga radarët, katër minuta pas ishte ngritur nga pista për në Pontianak, në provincën Kalimantan. Më shumë se 10 anije janë vendosur tashmë në vend ndërsa zhytësit e marinës janë duke bërë kërkime.
“Ne kemi zbuluar sinjale në dy pika, kjo mund të jetë kutia e zezë,” tha shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito.
Hetuesit po analizojnë gjithashtu sende që ata besojnë se janë rrënoja të avionit, dhe pjesë të tjera të mjetit fluturues. Një zëdhënës i policisë së Xhakarta, Yusri Yunus, tha se dy çanta ishin marrë nga agjencia e kërkimit dhe shpëtimit.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit u pezulluan brenda natës por rifilluan herët të dielën. Katër aeroplanë janë vendosur gjithashtu për të ndihmuar në kërkimin. s.b/abcnews.al/