Pas shiut “thyhet në mes” ura e Skurajve, izolohen 200 banorë! Qytetari: Na rrezikohet jeta

schedule17:06 - 9 Janar, 2021

schedule 17:06 - 9 Janar, 2021

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë ditëve të fundit detyruan autoritetet të hapin hidrocentralin e Shkopetit. Për pasojë ura e Skurajve ka pësuar thyerje duke izoluar 200 banorë të fshatrave në këto zona.

Nikoll Marku, banor i fshatit Skuraj, thotë se pas shirave ura ka pësuar shkëputje në tre vende duke bërë që të rrezikohet jeta e kalimtarëve. Ai shprehet se ka vënë në dijeni strukturat vendor të Kurbinit por ende nuk është marrë asnjë masë.

“Kjo është këputur në mes sepse ai që ka vënë këtë nuk i ka lidhur binarët. Është këputur në tre vende. Kam shkuar në komunë se këta thonë se jemi demokratë ne dhe s’na ndihmon qeveria. Kjo urë do të rrezikojë me shumicë. Të paktën ta bllokojnë. I kam thënë të paktën hajde bllokojeni. 200 banorë kalojnë në këtë urë. Fëmijë shkolle.

Kjo është bërë e pakalueshme se sa të fryjë erë ka probleme. Unë me disa djem të lagjes e kemi pas lidhur mbrëmë,. Këtu kam pasur për të rënë në lumë unë se doja me dalë të dyqani i vëllait, më mbyti era”, shprehet ai.

Në këtë urë kanë humbur jetën 2 banorë të fshatit Skuraj kur ajo ishte prej dërrase, por edhe ndërhyrja për rindërtimin e saj nuk ka rezultuar efektive./mv.abcnews.al