Gjyshet në Argjentinë zbulojnë skandalin e 10 mijë fëmijëve të zhdukur

schedule15:53 - 9 Janar, 2021

schedule 15:53 - 9 Janar, 2021

Skandali i ri që prek Argjentinën zbulon plagë të hershme të vendit. Disa gjyshe guximtare prej vitesh kërkoni nipërit dhe mbesat e tyre që iu rrëmbyen prindërve gjatë diktaturës ushtarake 1976 – 1983. Por së bashku me ‘ta u zbulua se janë 10 mijë fëmijët që në atë kohë janë këmbyer për para nga prindërit e tyre.

Merita është e gjitha e gjysheve të sheshit De Majo. Nëna të palodhura të grave të reja që u arrestuan dhe u zhdukën gjatë diktaturës ushtarake, u ndanë me dhunë nga fëmijët e tyre që u adoptuan nga torturuesit. Ishin ato, gjyshe kurajoze, që gjetën nipërit dhe mbesat e zhdukura, ndonjëherë të vrarë, që i dhanë identitete personave që përpiqeshin të gjenin se cilët ishin dhe nga vinin prindërit e tyre.

Një udhëtim i gjatë që arriti të hapë një faqe të errësuar prej shtatë vitesh nga 1976 – 1983. Krijuan një organizatë jo qeveritare, themeluan një bankë gjenetike, dhe nëpërmjet tyre identifikuan 130 nga 400 fëmijët e zhdukur.

Por puna e tyre e palodhshme nxori në dritë një treg po aq të zi sa ai moment dhe që në ato vite lulëzoi nën hijen e diktaturës. U zbulua që të paktën 10 mijë fëmijë të vegjël u shitën ose u dhanë për adoptim pa asnjë praktikë zyrtare. U rrëmbyen.

Të shtyra nga dyshime dhe dëshira për të vërtetën shumë të rritur iu drejtuan gjysheve të sheshit De Majo duke kërkuar ndihmën e tyre. Krahasimi me profilet e ADN-së së depozituar në bankë nga familjarë të të zhdukurve nuk korrespondonte me ata.

Ishin fëmijë të panjohur të çifteve të tjera që nuk ishin shtypur nga pushteti i dhunshëm i Videlës, por të grave që u detyruan të shisnin në mënyrë klandestine të vegjlit e tyre sepse i duheshin para. Një e vërtetë ndryshe nga ajo që mendohej dhe që detyron Argjentinën të kryejë hetime që frikësojnë.
Por ky fenomen nuk merr të njëjtën vëmendje nga ana e shtetit. Ky i fundit injoron situatën dhe e nënvlerëson.

Nuk është e thjeshtë, tema është delikate dhe hap rrugë të pasigurta, rrezikon trauma të reja që Argjentina nuk është gati t’i durojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!