Beqja: Merr fund sorollatja e banorëve të Malësisë së Madhe për vitet e punës në ish kooperativat bujqësore

schedule12:11 - 9 Janar, 2021

schedule 12:11 - 9 Janar, 2021

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Beqja është shprehur se ka marr fund dilema e të gjithë qytetarëve në Malësinë e Madhe, të cilët kishin pribleme me gjetjen e ditëve të tyre të punës në ish kooperativat bujqësore.

Beqja ka theksuar se tashmë që nga dhjetori i 2020 ka një ligj në lidhje me këtë problem duke i dhënë fund sorollatjes së qytetarëve.

Ai ka theksuar se së bashkë me Paulinin kanë lehtësuar dhe lënë pas krahëve problemin që kishin banorët për grumbullimin e viteve të tyre të punës.

“Në një takim në Malësinë e Madhe në shtator 2020, midis të tjerash, na u ngrit si shqetësim sorollatja nëpër gjykata e personave të cilët nuk mund të provonin me dokumenta periudhën e punës së tyre në ish kooperativat bujqësore. Për një proces gjyqësor shpenzonin rreth 400 mijë lek.

Bashkë me kolegun Paulin Sterkaj u angazhuam në atë takim se do të ndërmerrnim një nismë ligjore për të vlerësuar automatikisht periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie çdo pretendim të çdo kujt që ka punuar në ato ish kooperativa bujqësore dokumentacioni i të cilave është djegur apo shkatërruar.

Në 23 dhjetor 2020, projektligji është kthyer në ligj me votën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në 5 janar 2021, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin 169/2020.

Në 8 janar 2021, ligji është botuar në Fletoren Zyrtare nr.3.

Në 23 janar 2021, ligji është në fuqi. Kështu edhe premtimi që Paulini dhe unë u bëmë banorëve të Malsisë së Madhe bëhet realitet”, shkruan Beqja./abcnews.al