Një aksion i policisë së Elbasanit, ka prangosur 2 persona. Arjan Çani, 49 vjeç dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç, janë arrestuar gjatë operacionit “Muzgu”. Në makinën e tyre u gjetën 505 gramë heroinë, e cila do ishte për tregun e brendshëm.
Çani dhe Pilinçi dyshohet se merreshin me shitje dhe prodhim të drogërave të forta. Ata u kapën në rrugën Qafë Thanë-Elbasan, ndërsa po udhëtonin me makinat e tyre njëri pas tjetrit. Droga u gjet në mjetin e Arjan Çanit, kurse Pilinçi kontrollonte rrugën. /abcnews.al