Situata e kapitenit të Atalantës, Papu Gomez, vazhdon të mbetet e paqartë. Kujtojmë që argjentinasi ka patur disa konflikte me trajnerin Gasperini dhe ka kërkuar largimin nga ekipi në merkaton e janarit.
Sipas raportimit të “Sky Sport”, në adresë të Atalantës kanë ardhur dy oferta për shërbimet e 32-vjeçarit. Bëhet fjalë për klube si Torino dhe Fiorentina, por ka qenë Gomez ai që i ka refuzuar ofertat.
Gjithashtu edhe Atalanta nuk kërkon ta shesë një prej lojtarëve më të mirë të saj tek rivalët direkt, por në një ekip jashtë Serie A apo tek ndonjë ekip në mesin e tabelës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Gomez, por është e sigurtë se marrëdhënia e tij me Gasperinin nuk mund të kthehet si më parë. /abcnews.al