Reshjet e dendura të shiut dhe borës, ARRSH: Segmentet rrugore të kalueshme

schedule09:34 - 8 Janar, 2021

schedule 09:34 - 8 Janar, 2021

Reshjet e orëve të fundit në vendin tonë kanë sjellë probleme për shkak të përmbytjeve në disa qytete.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme në kushtet e reshjeve intensive të shiut.

Përmes një postimi në Facebook, ARRSH ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve  të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

“Gjatë natës ka pasur reshje bore ? në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren ? rruga është e hapur ? dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes ? dhe po punohet akoma ? qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht ? Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën “, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!