Një kampion bote dhe një rikthim, Ravanelli: Juventus, merri këta të dy

schedule18:26 - 7 Janar, 2021

schedule 18:26 - 7 Janar, 2021

Fabrizio Ravanelli është një emër i njohur i futbollit italian dhe Juventusit. Ish-sulmuesi i njohur për festimin e veçantë të golave, kaloi 4 sezone te bardhezinjtë (1992-1996), klub ku fitoi 5 trofe. Viti 1996 mbetet i paharrueshëm, Ravanelli shënoi golin e Juventusit në finalen e Champions League ndaj Ajax.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa skuadra italiane u tregua më e saktë nga goditjet e penalltive, duke sjellë për herë të dytë dhe të fundit trofeun e madh në Torino. 52-vjeçari ka folur rreth merkatos së ekipit të Andrea Pirlos në deklaratën e dhënë për Radio Sportiva.

 

Mandukic me fanellën e Juventusit

Unë do të merrja Giroud, i cili është një sulmues shumë i rëndësishëm. Ai di të mbrojë shumë mirë topin, ka aftësinë për të nxjerrë përpara skuadrën, është i shpejtë brenda zonës kundërshtare dhe tepër i fortë në luftën në ajër.

Mendoj se është një lojtar i rëndësishëm për ekonominë e skuadrës. Po të isha te Juventusi, nëse do të ekzistonte mundësia, do të merrja edhe Mario Mandzukic, do e riktheja kroatin sërish“, thekson Fabrizio Ravanelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!