CEO i Moderna, Stephane Bancel ka thënë se vaksina që kompania e tij ka krijuar për të luftuar COVID-19 siguron mbrojtje për disa vite ndaj virusit.
Bancel thotë se skenarët e pranverës se do të dilte një vaksinë që do ofronte mbrojtje për 1-2 muaj janë zbehur, dhe beson se vaksina e Moderna-s ofron mbrojtje për disa vite.
Ai sqaron se antitrupat që krijon vaksina në trupin e njeriut eliminohen shumë ngadalë, prandaj mbrojtja zgjat për disa vite. Vaksina e Moderna-s është një prej prodhimeve të fundit në botë për të luftuar COVID-19 dhe deri më tani është autorizuar në SHBA dhe BE.
Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të koronavirusit në Britani dhe Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët kanë deklaruar se vaksinat e sapo zhvilluara duhet të jenë po aq efektive ndaj të dy varianteve./abcnews.al