Përfundon pas dy vitesh aventura e Besnik Feratit me Partizanin. Lajmin e njofton vetë lojtari nga Shkupi, i cili sqaron se është arritur marrëveshja nga të dy palët për mbylljen e kontratës.
Mundësitë për të në këtë sezon nën drejtimin e Ilir Dajës ishin të pakëta dhe kjo është edhe arsyeja e largimit të 20-vjeçarit. Ferati grumbulloi vetëm 267 minuta në këtë sezon, të pamjaftueshme për të arritur të lërë gjurmë.
Ferati fitoi një titull kampion dhe një Superkupë në aventurën e tij te Partizani, ku pati ardhur nga të rinjtë e skuadrës së Shkupit.
POSTIMI – “Nga sot nuk do të jem më pjesë e Partizanit. Pas takimit që pata me drejtuesit e klubit arritëm marrëveshjen për ta ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale. Dua të falënderoj presidentin Demi, drejtorin Olsi Rama dhe gjithë stafin për suportin që më kanë dhënë në gjithë këto vite që kam mbajtur veshur fanellën e Partizanit.
Mirënjohje për çdo trajner dhe pjesëtar stafi që kam bashkëpunuar, si dhe për të gjithë futbollistët që bashkë arritëm shumë suksese. Dua të falënderoj pa masë të gjithë tifozët e kuq, që kanë qenë në çdo moment me ne dhe me zemër u uroj shumë suksese në vazhdim. Me shumë respekt, Besnik Ferati. /abcnews.al
View this post on Instagram