Dy ish zyrtarë te lartë të komisariatit të Himarës që u akuzuan për shpërdorim detyre pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira” disa javë më parë, do të rikthehen në punë.
Gjykata e Apelit Vlorë që vendosi të rrëzojë vendimin e shkallës se parë, e cila u dha masën “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra” ish-shefit te Komisariatit të Himarës Arjan Tase edhe shefit te krimeve Artur Veshaj.
Burimet treguan për ABC se akuzat ndaj tyre ranë, për shkak se prokuroria nuk arriti te provojë që ata nuk kanë ushtruar kontroll në zonën që mbulonin.
Në seancën maratonë që zgjati 6 orë iu ndryshua masa dhe 4 personave të tjerë mes tyre dhe efektivit të policisë, David Fakaj nga “Arrest ne burg” në “Arrest shtëpie”./ db/Abcnews.al