EMA dha dritën jeshile për vaksinën Moderna, nga java tjetër në Itali mbërrijnë dozat e para

schedule18:07 - 6 Janar, 2021

schedule 18:07 - 6 Janar, 2021

Agjencia Evropiane për Produkte Medicinale ka dhënë dritën jeshile për vaksinën Moderna, kundër Covid-19.

Lexo edhe: Pas Pfizerit, Agjencia e Barnave në BE, EMA miraton edhe përdorimin e vaksinës Moderna

“Kjo vaksina  e dytë që merr dritën jeshile”, deklaroi Komisioni Evropian.

Ardhja e dozave të para pritet të mbërrijë në Itali javën e ardhshme.

Pritet që 1 milion e 300 mijë doza të mbërrijnë në Itali, përkatësisht 100 mijë doza në muajin janar, 600 mijë në muajin shkurt dhe 600 mijë të tjera në mars.

EMA rekomandoi dhënien e autorizimit të vaksinës për njerëzit kryesisht të moshës 18 vjeç e lart.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!