Artisti suedez Geert van der Vossen ka krijuar një vend homazhi për ata që nuk arritën ta fitojnë dot betejën me Covid-19.
Ai punoi rreth 6561 lule metali dhe i vendosi në një fushë, në shenjë respekti për viktimat, në mënyrë që të kishin një vend që t’i përkujtonte.
“Kur pandemia shpërtheu në Suedi, numrat ishin të lartë dhe unë doja të bëja diçka për këta njerëz. Ishte e tmerrshme dhe e çuditshme ajo që po ndodhte. Kështu fillova të bëja lule metali dhe i vendosja çdo ditë në këtë fushë. Një lule për çdo pacient që humbte jetën nga Covid-19”.
Van der Vossen kontrollonte çdo ditë statistikat në faqen e Autoritetit Shëndetësor në Suedi dhe më pas niste punën në punishten pranë shtëpisë, ku e shndërronte hekurin e nxehtë në petale lulesh.
Tashmë, fusha pranë shtëpisë së tij është shndërruar në një varrezë metalike, me shenjat e kohës që kanë ndryshkur lulet metalike. l.k/abcnews.al