Milo: Po bëhemi gati për zgjedhje, parlamenti më i degraduar që nga 1920, bëjnë paçavure jo ligje

schedule12:18 - 6 Janar, 2021

schedule 12:18 - 6 Janar, 2021

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në studion e ABC ku ka folur në lidhje me situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Milo në fjalën e tij ka theksuar se tashmë ato janë në përgatitje e sipër për koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se partia e tij është e qetë moralisht pasi duke qenë se nuk ka qenë pjesë e qeverisjes së deri më tanishme.

“Jemi në fazën që po bëjmë gati zgjedhjet dhe ligji zgjedhor parashikon dhe nuk po ngutemi që të shpallim ku do shkojmë e çfarë do të bëjmë të gjithë janë duke punuar në heshtje për negociata që zgjasin me ditë. Duke pas një përvojë politike kemi konstatuar se rregullat e lojës për fat të keq janë bërë nga dy partitë e mëdha politike, dhe atë që kanë bërë gjithmonë kanë bërë dhe për koto zgjedhje që janë me 25 prill.

Ne kemi një favor të madh pasi si parti politike nuk kemi ngarkesa në elektorat pasi nuk kemi qenë pjesë e qeverisjes, është një parti e pa implikuar për pushtetin, nëse të tjerët akuzohen për implikim dhe drejtim të pushtetit për Demokracinë Sociale nuk mund të thuhet asgjë, ne kemi arsye që mund ti shikojmë shqiptarët në sy dhe tu themi që të na votojnë”, ka thënë Milo.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se parlamenti i vendit është katandisur dhe është më i keqi që Shqipëria ka pasur që nga viti 19920.

“Nëse qytetarët nuk votojnë partitë e vogla do të dënojnë veten sërish siç e kanë dënuar për 30 vjet, ku Shqipëria është shumë pas vendeve të tjera të rajonit në proceset integruese. Nëse shqiptarët janë të kënaqur nga qeverisja e dy partive të mëdha që kanë bërë ligjin s’kanë pse të ankohen, por të shkojnë me këngë dhe me valle dhe ti votojnë sërish. Por nëse janë të pakënaqur le të votojnë njerëzit që nuk kanë qenë ndonjëherë në qeverisje.

Ky është kuvendi më i keq që mund të ketë pas Shqipëria që nga 1920, parlament më i keq dhe i degraduar nuk ka pasur ndonjëherë. Po të isha unë në parlament mendoni se unë do të bëja ato shfaqje të papërgjegjshme që po bëjnë këto, që në vend që të bëjnë ligje bëjnë paçavure, mendoni se unë do të bëja diçka të tillë. Përbërja e parlamentit shqiptar në këto 30 vite ka ardhur duke u përkeqësuar”, është shprehur ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!