Kryeministri Rama ka mbërritur pak më parë në Ankara ku është pritur nga ministri i Mjedisit, Murat Kurum dhe zyrtarë të tjerë turq.
Rama u prit me një ceremoni zyrtare në aeroport, ku në krahun e tij të majtë gjendej një togë nderi prej protokollit turk.
Pritja e parë për kryeministrin shqiptar u bë në ambientet e aeroportit nga ministri turk.
Pqërmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ka shkuar në Turqi për të përmbyllur një mori marrëveshjesh mes dy shteteve për të rritur bashkëpunimin në kuadër të aleancës strategjike.
“Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama.
Pritet që gjatë ditës, Rama të takojë Presidentin Erdogan, i cili do të shtrojë edhe një darkë zyrtare në nder të tij.