Ylli i “Keepiing Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ka nënshkruar sot një marrëveshje me kompaninë e njohur “Coty”.
Ajo ka shitur 20 përqind të kompanisë për 200 milionë dollarë, me arsyen se ky hap do e ndihmojë për zhvillimin e mëtejshëm të elementëve krijues.
“Unë jam shumë krenare për mënyrën se si marka “KKW” është rritur gjatë katër viteve të fundit, dhe unë pres që të punoj me “Coty” për fazën tjetër të inovacionit, avancimit dhe aftësisë për të sjellë lansime të reja për klientët në të gjithë botën. Kjo marrëdhënie do të më lejojë të drejtoj zhvillimin e elementëve krijues në të cilët unë specializohem ndërsa përfitoj nga burimet e jashtëzakonshme të një kompanie të themeluar si Coty”, ka thënë Kim në një prononcim.
Në këtë mënyrë, me këtë marrëveshje pretendohet që në vitin 2022, Kim të hap një kompani të re për kujdesin e lëkurës. 40-vjeçarja do të jetë udhëheqja e kompanisë kurse kompania “Coty” do të merret vetëm me një pjesë.
“Ajo ka një aftësi unike për të lexuar trendet më të fundit të bukurisë dhe shëndetit, ndërsa ne kemi ekspertizë mbi pozicionimin global të produktit, hyrjen në një rrjet të gjerë shpërndarës global dhe burimet për të hyrë në kategori të reja të bukurisë. Unë pres që të punojmë ngushtë me Kim dhe ekipin e saj dhe jam i ngazëllyer nga gjithçka që do të arrijmë së bashku”, ka thënë pronari i kompanisë “Coty”.
ka nënshkruar sot një marrëveshje me kompaninë e njohur “Coty”.
Ajo ka shitur 20 përqind të kompanisë për 200 milionë dollarë, me arsyen se ky hap do e ndihmojë për zhvillimin e mëtejshëm të elementëve krijues.
“Unë jam shumë krenare për mënyrën se si marka “KKË” është rritur gjatë katër viteve të fundit, dhe unë pres që të punoj me “Coty” për fazën tjetër të inovacionit, avancimit dhe aftësisë për të sjellë lansime të reja për klientët në të gjithë botën. Kjo marrëdhënie do të më lejojë të drejtoj zhvillimin e elementëve krijues në të cilët unë specializohem ndërsa përfitoj nga burimet e jashtëzakonshme të një kompanie të themeluar si Coty”, ka thënë Kim në një prononcim.
Në këtë mënyrë, me këtë marrëveshje pretendohet që në vitin 2022, Kim të hap një kompani të re për kujdesin e lëkurës. 40-vjeçarja do të jetë udhëheqja e kompanisë kurse kompania “Coty” do të merret vetëm me një pjesë.
“Ajo ka një aftësi unike për të lexuar trendet më të fundit të bukurisë dhe shëndetit, ndërsa ne kemi ekspertizë mbi pozicionimin global të produktit, hyrjen në një rrjet të gjerë shpërndarës global dhe burimet për të hyrë në kategori të reja të bukurisë. Unë pres që të punojmë ngushtë me Kim dhe ekipin e saj dhe jam i ngazëllyer nga gjithçka që do të arrijmë së bashku”, ka thënë pronari i kompanisë “Coty”./abcnews.al