Dani Ceballos është në sezonin e tij të dytë te Arsenal, teksa është titullar fiks te “Topçinjtë” dhe po tregon nivel të lartë. Përtej kësaj ai dëshiron diçka tjetër dhe në një intervistë për mediet spanjolle deklaron se nuk do vazhdojë me Arsenalin pas mbylljes së marrëveshjes së huazimit në verë.
Ceballos shprehet se synon të kthehet te Real Madrid dhe tu dhurojë fansave gëzim, edhe pse në largimin e tij nga klubi, ai largua “duke përplasur derën”.
“Një vit i tretë të huazim? Jo, qëllimi im është të kthehem te Real Madrid dhe të jem i rëndësishëm për klubin më të mirë në Botë. Besoj se një ditë do kthehem dhe do jem në gjendje tu kthej fansave dashurinë që më dhuruan.
Për arsye të ndryshme unë nuk u largova nga klubi në mënyrën më të mirë. Zidan është i shkëlqyer, mendoj se nuk ka trajner më të mirë se ai për Real Madridin”, u shpreh Ceballos. /abcnews.al