Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hundkuq të Gjirokastrës.
Mësohet se banesa ishte kthyer në një magazinë për barin me të cilin ushqeheshin bagëtitë.
Nuk raportohet për të lënduar. Forcat zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit./abcnews.al