Juve në “gjueti” për një bomber, piketohen një “ish” dhe një kampion bote

schedule12:18 - 5 Janar, 2021

schedule 12:18 - 5 Janar, 2021

Në verë erdhi Morata, por Juventusit i duhen alternativa dhe bardhezinjtë janë vënë në kërkim të një tjetër qendërsulmuesi në këtë merkato. Raportohet se dy bomberë janë në shënjestër.

Fabio Quagliarella po shkëlqen te Sampdoria pavarësisht 37 viteve mbi supe. Ish-sulmuesi i “Zonjës” ka luajtur në 14 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 7 gola për skuadrën e Ranierit.

 

Italiani ka luajtur katër sezone në vitet 2010-14 me Juventusin dhe ka bërë shumë mirë. Kontrata e tij me Sampdorian përfundon në verë dhe nëse ai ka dëshirë të largohet, klubi nga Genoa mund të bindet në këmbim të një shifre modeste.

Ndërkohë edhe Olivier Giroud është në listën e bardhezinjve për tu përforcuar në merkaton e dimrit. Francezi e nisi keq sezonin te Chelsea, por në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar po aq gola.

 

34-vjeçari ka marrëveshje me Chelsean deri në fund të sezonit, por nuk ka garancinë për të luajtur si titullar rregullisht. Nëse këtë e ofron Juventusi, ai bindet dhe vjen në Torino. /abcnews.al