Xhaçka i dorëzon detyrën Niko Peleshit: Forcat e Armatosura kanë një ardhme të ndritur përpara

schedule10:19 - 5 Janar, 2021

schedule 10:19 - 5 Janar, 2021

Olta Xhaçka i ka dorëzuar sot detyrën, Niko Peleshit, i cili nga sot merr drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Xhaçka, që sot mori detyrën e ministres së Jashtme, u shpreh se është e lumtur që stafetën ia kalon një miku të mirë.

Teksa falenderoi ekipin që punoi në këto vite, ndër të tjera ajo tha se Forcat e Armatosura kanë një ardhme të ndritur përpara.

“FA janë familja ime, ku kam jo thjesht kolegë e bashkëpunëtorë, por edhe shumë miq të mirë Falënderoj çdo kuadro e çdo efektiv e çdo punonjës të kësaj ministrie. Falënderoj shefin e Shtabit, gjeneral Bajramin, që ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm.

Falënderoj shumë Petro Koçin, kolegun e mikun e mirë, të përkushtuar e të papërtuar. Jam e bindur qe Petro do te mbeshtese po njesoj Nikon ashtu si edhe mua për modernizimin e FA. Ndihem mirë që së bashku ia kemi dalë të bëjmë punë vërtet të rëndësishme

Sot FA janë një institucion që gëzon respektin dhe admirimin e shqiptarëve. Pas tërmetit e pandemisë qytetarët shqiptarë kishin sigurinë që nuk do të ishin kurrë vetëm. Me reformat dhe ngritjen e AKMC kemi kontribuar për sigurinë e mirëqenien e qytetarëve

Dua tu falënderoj të gjithëve. Do të kishte qenë e pamundur po të mos kishim punuar aq fort. Djemtë dhe vajzat tona në misione meritojnë mirënjohjen më të thellë. Të gjitha këto janë veç provat e një transformimit të madh që ka nisur te FA. E kam mbi të gjitha fjalën për filozofinë e re që ka nisur të konsolidohet”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!