Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra i ftuar në emisionin Log. ka deklaruar se sipërmarrja ka qenë e vetme për të përballuar pasojat e pandemisë kjo ka çuar në këtë gjendje të vështirë në të cilën është ekonomia.
Shkodra gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo është shprehur se qeveria shqiptare në vend që të bashkëbisedonte dhe të gjente një zgjidhje për mbijetesën e bizneseve të vogël i la të vetëm dhe pa mbështetje.
Ndër të tjera ai ka theksuar se pandemia tregoi se nëse nuk ekziston reforma strukturore është e pamundur që të dilet nga gjendja që sjellin krizat e tilla ekonomike.
“Dy pikat që duhej të ndiqeshin në këtë situatë pandemike që përfshiu të gjithë botën ishte, ta linim vetë sipërmarrjen ta merrte vetë veten për ta përballuar ose ta ndihmonim, dhe ne ndoqëm të parët e lamë vetëm. Nuk është se sipërmarrjes i ikën apo sëmurën punëtorët por ne vuajtëm masat shtrënguese. E gjithë ekonomia e botës hyri në masa shtrënguese. Për shkak të një defekti të menaxhimit të qeverisë. Pandemia nuk na krijoi problem por masat shtrënguese, dhe qeveria meqë i krijoi këtë problem duhej që të vinte dhe në ndihmë të biznesit. U lamë të vetëm për ta përballuar vetë këtë sfidë dhe nëse e mbani mend ka pas disa nga eksponetët që dilnin dhe thonin që të shisnin varkat apo gjëra të tjera për të mbajtur punëtorët. Ishte e nevojshme mbështetja. Teknologët, inxhinierët, etj që janë të rëndësishëm në një kompani. Ne pritëm që të kishim një përballje dhe diskutim nga një problem që u krijuar nga qeveria për të parandaluar pandeminë por ishte e rëndësishme që të kishte një tryezë dialogu për të bërë të mundur dhe gjetur masat lehtësuese.
Nëse paketa e tretë do të diskutohet dhe dialogohet keni për të parë se do të jetë e mirë dhe e nevojshme kur u bënë dy paketat e para ne e thamë se nuk kishin rezultat në kohë pandemie, pasi ne kishim problem likujditeti. Nëse ne nuk bëjmë reforma strukturore ne nuk mund të përballojmë një gjendje të tillë të vështirë”, ka thënë Shkodra. /abcnews.al