Ulen rastet me COVID, a duhet të lirohen masat? Pipero: Gjysma e dytë e janarit do të ketë shtim

schedule22:02 - 4 Janar, 2021

schedule 22:02 - 4 Janar, 2021

Në ditët e para të muajit janar në Shqipëri është regjistruar një numër i ulët infektimesh nga koronavirusi. 

Po kujt i dedikohet kjo? Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” shpjegoi arsyet. “Rënia i dedikohet një ulje të agresivitetit të sëmundjes pavarësisht se raste të rënda përsëri ne kemi në spitale.

Lexo edhe: Ku do ruhet dhe si do bëhet vaksina? Tomini në “Log.”: Pas Tiranës, po përgatitet Vlora e Shkodra

Së dyti kemi edhe marrje masash që janë mbivendosur njëra tjetrën dhe e kanë lehtësuar atë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, sepse ju e dini që shumë struktura të tjera funksionojnë online ose me kapacitete të minimizuara. Ndërkohë po shohim edhe deri diku një respektim të asaj që quhej një masë kaq e rëndomë, si maska brenda dhe jashtë” tha ajo.

Por a duhet të lehtësohen masat shtrënguese nëse kemi këtë prirje? “Ky është një vlerësim dinamik, është një situatë trazitore, pavarësisht se jemi në pikun e dimrit. Do i lihet kohës” tha Tomini.

Lexo edhe: Vaksina anti-Covid, Pipero në “Log.”: Pikëpyetjet dhe imuniteti, në tre muaj bota do të flasë ndryshe

Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka një paralajmërim dhe kërkon vëmendje. “Mendoj se kjo është një sjellje fiziologjike e virusit, gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, por duhet të jemi të përgatitur dhe duhet që edhe për të paktën 2-3 muaj të jemi alert për të mundësuar uljen e dëmit të këtij virusi” tha ai.  / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!