Koreja e Jugut ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, gjatë vitit 2020.
Kjo gjë ka alarmuar vendin që tashmë ka normën më të ulët të lindjeve në botë. Vetëm 275,800 foshnja kanë lindur vitin e kaluar, 10% më pak se 2019.
Këto shifra po nxisin ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë që të kërkojnë ndryshime thelbësore në politikat e lindshmërisë.
Muajin e kaluar, Presidenti Moon Jae-in nisi të ndërmerrte disa politika që synojnë adresimin e nivelit të ulët të lindjeve, përfshirë stimujt e parave për familjet.
Sipas skemës, që nga viti 2022, çdo fëmijë i lindur do të marrë një bonus parash prej 1850 dollarësh për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve para lindjes. Po ashtu me kalimin e kohës kjo pagesë do të rritet në 500 dollarë çdo muaj duke filluar nga 2025. l.k/abcnews.al