Mohamed Fares është një nga afrimet e Lazios në merkaton e verës. Bardhekaltrit paguan 8 milion euro në arkat e Spal dhe algjeriani i korsisë së majtë firmosi deri në verën e vitit 2025 me klubin kryeqytetas.
24-vjeçari ka kryer një gjest të bukur. Një ngjarje e rëndë ndodhi në Napoli. Gjashtë persona sulmuan një person me motor, duke i marrë edhe mjetin pasi e rrahën keq. Video u bë virale në rrjetet sociale dhe aty lindi ideja e mbledhjes së fondeve.
Bellissimo gesto di Mohamed Fares ?
Anche il difensore della Lazio ha voluto partecipare alla raccolta fondi in favore del rider aggredito a Capodichino ?#Rider | #Capodichino | #Fares | #Lazio | #Napolihttps://t.co/HYEY45IBSM
— Eurosport IT (@Eurosport_IT) January 4, 2021
Shumë njerëz nisën të dhuronin kontributin e tyre për të ndihmuar personin në fjalë për të blerë një tjetër motor. Nismës i është bashkuar edhe Fares, i cili ka dhuruar 2500 euro për personin e dhunuar, veprim për të cilin ka marrë shumë komente pozitive. /abcnews.al