Një unazë ka thyer rekordin botëror për numrin më të madh të diamantëve të vendosura ndonjëherë. E cilësuar si ‘Marigold – Unaza e prosperitetit’, unaza përmban në total 12.638 diamante dhe është gdhendur në formën e një luleje.
Harshit Bansal nga India ka përdorur diamante 38.08 karat. Rekordi i mëparshëm, një unazë që mbante 7.801 diamante u vendos gjithashtu në Indi nga argjendarët Hallmark Jewellers me bazë në Hyderabad.
Bansal i tha “Guinness” se u frymëzua për herë të parë për të thyer rekordin e unzës me më shumë diamante në 2018, ndërsa studionte dizajnin e bizhuterive në Surat. Dy vjet më vonë, kompania e tij përfundoi modelin e unazës më 30 nëntor 2020. /abcnews.al