Një gjykatësi në Ohio të Shteteve të Bashkuara i ka sosur durimi gjatë një seance gjykimi të cilën po procedonte.
Në gjykim ndodhej 32 vjeçari Franklyn Williams, i dënuar për vjedhje me armë dhe një sërë krimesh të tjera të kësaj natyre.
Gjatë gjykimit të tij Williams nuk reshte së foluri duke thyer rregullat e gjykatës dhe duke ndërprerë disa herë procesin. Pas shumë paralajmërimesh trupat e sigurimit u detyruan që ta heshtnin të pamdehurin duke i vënë disa shtresa shiriti ngjitës në gojë.
Pas heshtjes së imponuar, Franklyn Williams u dënua me 14 vite heqje lirie./abcnews.al
Gjykatësi i mbyll gojën të pandehurit më shirit ngjitës
schedule15:24 - 3 Gusht, 2018
schedule 15:24 - 3 Gusht, 2018