Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luka Modriç pranë largimit nga Reali

schedule16:03 - 3 Gusht, 2018

schedule 16:03 - 3 Gusht, 2018

Një tjetër yll i madh pritet të largohet nga Reali i Madridit. Luka Modriç është në bisedime me Interin për të kaluar në Serinë A.

Ishte një shkëlqim që kur mbërriti. Luka Modriç padyshim ka qenë një nga yjet më të mëdhenj të Realit, por epoka “merenges” e kroatit duket se po merr fund.

Një tjetër gjigand pritet të largohet nga Madridi, pas Kristiano Ronaldos, dhe flitet sërish për një kampion me moshë të madhe.
Kapiteni i kombëtares së Kroacisë besohet se do të shkojë tek Interi, në Serinë A, një klub ambicioz që nuk dëshiron të mbetet prapa Juventusit apo Milanit, që janë përforcuar këtë verë.
Modriç është vërtet 32 vjeç, dhe shpejt pritet të mbushë 33, veçse klasi i tij nuk vihet në diskutim siç u pa qartë në Kupën e Botës, ku ai ishte protagonisti kryesor, duke arritur deri në finalen e humbur me Francën.

Mesfushori, që po kalon pushimet në Porto Çervo të Sardenjës në Itali, gjykon se do të ishte mirë që të provonte një aventurë të re dhe sipas mediave është gati të ulë edhe rrogën prej 10 milionë eurosh neto në sezon që merr tek Reali.
Kërkesa e tij e vetme është që Interi t’i japë një kontratë afatgjatë, 3-vjeçare deri në 2021.
Nëse ai do të transferohej në “San Siro”, do të bëhej kroati i dytë i kësaj vere, pasi këto ditë Interi mori edhe mbrojtësin e Kroacisë dhe të Atletiko së Madridit, Shime Vrsaljko.

Gjithsesi, më parë duhet bindur Reali, pasi presidenti Florentino Perez besohet se kërkon 750 milionë euro për kartonin.
Ata që marrin vesh nga ky profesion, mendojnë se gjithçka mund të mbyllet me 100 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!