Aventura i lë në det. Dy persona që kishin dalë për të bërë sërf ditën e sotme në bregdetin e Semanit u është çarë balona. Sërfistët ndodhen rreth një km larg bregut të detit.
Pasi është sinjalizuar, policia me mjete lundruese është nisur drejt tyre për t’i shpëtuar. Gazetarja e “ABC”-së në Fier Valbona Davidhi raporton se rrjedha e fortë i ka çuar dy sërfistët drejt grykëderdhjes së Semanit./ db/Abcnews.al