MEPJ dënon gjuhën e urrejtjes gjatë festës së Ilindenit

schedule12:58 - 3 Gusht, 2018

schedule 12:58 - 3 Gusht, 2018

Pas thirrjeve antishqipare gjatë festimeve me rastin e kryengritjes se Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë, ka reaguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Ajo ka shprehur keqardhjen dhe ka dënuar gjuhën e urrejtjes.

“Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara”, shkruhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ministria i bën thirrje institucioneve përgjegjëse maqedonase të hetojnë dhe të vendosin përpara drejtësisë nxitësit e dhunës.

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”, e mbyll njoftimin për shtyp Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!