Zyrtare: Shandong Luneng ndahet me italianin Graziano Pelle

schedule11:57 - 3 Janar, 2021

schedule 11:57 - 3 Janar, 2021

Graziano Pelle e ka mbyllur bashkëpunimin me Shandong Luneng në Kinë dhe tani synon të rikthehet në Europë, ku fillimisht Milani e ka refuzuar dhe emri i tij është lakuar si një opsion edhe për Interin e Juventusin.

Sulmuesi, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren e Italisë, nuk dëshironte të rinovonte me kinezët dhe me përfundimin e kontratës palët kanë shtrënguar duart. Shandong Luneng ka dalë me një deklaratë dhe e falënderon italian për kontributin dhe i uron suksese në vazhdim.

Pelle i ishte bashkuar klubit kinez në vitin 2016 dhe në 133 ndeshje të zhvilluara në kampionat, Ligën e Kampioneve aziatike dhe në kupë, kishte shënuar 63 gola, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës së tij në vitet e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!