Refuzohet oferta e parë nga francezët, Milani s’dorëzohet për Simakan

schedule11:38 - 3 Janar, 2021

schedule 11:38 - 3 Janar, 2021

Mbrojtësi i RC Strasburg, Mohamed Simakan, pëlqehet shumë nga Milani dhe situata e tij po monitorohet me kujdes nga drejtuesit kuqezinj. Madje sipas raportimit të gazetës franceze “L’Equipe”, ata i kanë bërë një ofertë prej 15 milion eurosh plus disa bonuse Strasburgut.

Megjithatë, oferta e parë e cila është bërë që në datën 23 dhjetor është refuzuar. Kartoni i Simakan vlerësohet diku te 20 milion euro dhe milanezët duhet të bëjnë një ofertë të dytë për të.

Ata nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. Në garë për 20-vjeçarin janë edhe ekipe si Chelsea apo Nice, por “Djalli” vazhdon të mbetet favorit për transferimin e tij.

Gjithashtu, dëshira e Simakan është të luajë në “San Siro dhe ky është një avantazh i madh për kuqezinjtë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Milan do të bëjë një ofertë tjetër për të. /abcnews.al