Paris Saint-Germain është në zi. Futbollisti që shënoi golin e parë në historinë e kampionëve të Francës në vitin 1970, Bernard Guignedoux, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 73 vjeçare.
Guignedoux kishte realizuar kundër Poitiers, më 23 gusht të vitit 1970, në një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1. 22 vite të kaluara te PSG, Bernard nuk harrohet nga klubi francez.
Un serviteur du football au Paris Saint-Germain (22 saisons passées du côté du Camp des Loges après sa carrière de joueur) pour ce natif de Saint-Germain-en-Laye ❤️?
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 1, 2021
Mesfushori shtatshkurtër ka luajtur edhe me Paris FC dhe Monacon për tre sezone, ndërkohë që si trajner ka punuar nga vitit 1981 me moshat e PSG dhe ekipin e tretë të klubit, në kategoritë e ulëta. / abcnews.al



