Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë është shprehur se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Përparim Ademi ka deklaruar se do të vetëdorëzohej në polici.
“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se më tradhtonte, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë ai.
LEXO EDHE: EMRAT/ 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj në Tiranë, identifikohen viktimat
Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes ka qenë fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.
Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.
LEXO EDHE: E vranë bashkë me të motrën, zbulohet fotoja e një prej viktimave
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 59 vjeçarit vetëm pak orë pas ngjarjes. /abcnews.al