Rosela Gjylbegu flet për suksesin që e shoqëroi pas “Ethet e së Premtes Mbrëma”

schedule21:42 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 21:42 - 30 Dhjetor, 2020

Rosela Gjylbegu ishte një nga të ftuarat e emisionit të sotëm të Ermira Çaushollit në ABC, “E ardhmja është vajzë”. Kur bëhet fjalë për Roselën, nuk mund të mos përmenden “Ethet së premtes mbrëma”.  Në një bisedë me moderatoren, këngëtarja nga Shkodra ka folur për suksesin në “Ethet e së Premtes mbrëma” që e shoqëroi edhe pas talent show.

Nëse flasim për jetën time artistike, Ethet e së Premtes më ndryshuan jetën. Mendoj që ka qenë një nga talentshoët më të suksesshëm sepse ka qenë ndoshta më i sinqerti. Dhe ne ndoshta ndihmuam të gjithë talent showt e tjerë që pasuan, ku rinia të vinte më e përgatitur, sepse ne erdhëm krejt pa përgatitur… erdhëm nga bankat e shkollës”, – u shpreh Rosela.

Më pas shton: “Ethet e së premtes gjeneruan një brez të ri artistësh dhe sot janë ndër më të suksesshmit e secili ka bërë karrierën e tij të shkëlqyer, dikush më shumë, dikush më pak, dikush në një periudhë, dikush në periudhë tjetër”

Kur kthehem pas në kohë, ku s’kishte rrjete sociale them wow. Ka qenë një gjë e jashtëzakonshme dhe ti realisht, kishe konsideratë nga shumë njerëz. Sidomos ne brezi i parë, që kishim një shikueshmëri të jashtëzakonshme. Unë gjithmonë i kam pasur Ethet një pasaportë e mirë për vazhdimin e jetës sime”, – përfundon Gjylbegu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!