Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.
Zemaj tha se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.
“Sapo me erdhi e-maili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në një intervistë për mediat në Kosovë./abcnews.al