Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beyonce i thotë lamtumirë 2020-ës në mënyrën më epike, zbulon dhuratën për miqtë

schedule18:12 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 18:12 - 30 Dhjetor, 2020

Ndërsa ky vit po mbyllet, dhurata e Beyonce-s për miqtë e saj i thotë të gjitha. Diva hollivudiane e dinte saktësisht se çfarë u duhej miqve të saj për Vitin e Ri, e cila vendosi t’u dhuronte një varëse ku shkruhet “2020”, modeluar në formën e gishtit të mesëm. Kushërira e këngëtares, Angela Beyince ndau në rrjete sociale dhuratën perfekte që mori nga ylli i muzikës.

“Është një dorë me gishtin e mesëm dhe viti 2020 i kombinuar në një. Kur e hapa u preka sepse është dhe gazmore dhe thellësisht sentimentale. 2020 ka patur ulje dhe ngritje, por mbi të gjitha ka qenë një vit me të vërtetë i çuditshëm. Shpresojmë që 2021 të jetë i mirë për botën.“, ka shkruar ajo.

Pa të meta: Beyonce e dinte saktësisht se çfarë u duhej miqve të saj për vitin e ri ndërsa i tha lamtumirë vitit të vështirë me gjerdanët prej ari të qeshur për të dashurit e saj

Kujtojmë që Beyonce ndihmoi shumë njerëz që janë prekur nga kriza e pandemisë. Pak ditë më parë, fituesja e “Grammy-t” njoftoi se do të dhurojë 500 mijë dollarë për familjet e prekura. Përfitues do të jenë 100 persona që do të përzgjidhen në fund të muajit të parë të vitit që vjen.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Beyonce për të ndihmuar personat e prekur nga pandemia.”BeyGOOD” është bashkuar me NAACP për të mbështetur bizneset e vogla në pronësi të personave me ngjyrë të prekur nga pandemia dhe deri më tani ka ndihmuar rreth 250 biznese me 10.000 dollarë grante. /abcnews.al

Happy Birthday Beyonce: Five Songs Of Queen Bey That Won't Get Old 'Until  The End Of Time'

Beyoncé And Sony/ATV Music Publishing Sign Global Agreement

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!