Borova beson te mbijetesa e Apolonisë, Ahmataj: Presim përforcime

schedule16:35 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 16:35 - 30 Dhjetor, 2020

Bledar Borova, trajneri i Apolonisë sot në ndeshjen kundër Kastriotit, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.  “Të gjithë bashkë e morëm fitoren dhe tani jemi më komodë. Vjen trajneri i ri tani dhe 2-3 lojtarë, çka do sjellë një tjetër Apoloni.

Objektivi mbijetesë është i arritshëm. Ekipet janë aty-aty. Presim të ndryshojmë edhe modulin. Me tre lojtarët e ri do përforcohemi.  Duam t’i rrisim të rinjtë, me 2-3 lojtarë me eksperiencë. Gjata e dha ndihmën e tij sot, por edhe Levendi në dy ndeshjet e tjera”.

Pas tij fjalën e mori edhe tekniku i Skënderbeut, Julian Ahmataj: “Kemi lojtarë pa eksperiencë dhe e kam ditur që është e vështirë. Kemi bërë lojëra të mira, por edhe kemi pasur luhatje brenda lojës. Duhen bërë ndërhyrje në merkato, por nuk mjafton vetëm kjo. Duhet që edhe ata që kemi këtu të përqendrohen dhe jo të mendojnë të shkojnë diku tjetër.

Ne na mungojnë tre lojtarë, dy mbrojtës nga Gana dhe Shala që u dëmtua. Ai luan në mesfushë dhe në mbrojtje. Dy të tjerët nuk erdhën prej pandemisë. Më pas e plotësuam boshtin me lojtarë pa shumë eksperiencë. I presim në janar ata dhe do mundohemi të marrin edhe të tjerë për të rritur konkurrencën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!